Dalin pamje nga dasma madhështore e moderatores shqiptare
Moderatorja shqiptare e emisionit “Minutat e fundit” në Klan Kosova, Genta Cana i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disa vjeçare në një dasmë madhështore.
Dasma me 300 të ftuar u mbajt në Prishtinë dhe Genta shkëlqeu e veshur me të bardha në krahët e partnerit të saj nën tingujt e muzikës së Ylli Limanit.