Dalin pamjet e para të Gjiros me djalin, kështu ia la emrin atij
Këngëtarja e njohur kosovare dhe shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi sot u bë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Maël.
Këtë lajm të gëzueshëm artistja e ka bërë të ditur përmes Instagramit, ku ka shkruar një dedikim të veçantë për foshnjen e posalindur:
“Ky është momenti që ka ndryshuar jetët tona. Mirë se na erdhe Maël Ibrahimaj”, ka shkruar artistja krahas fotografisë së bukur në Instagram me partnerin dhe foshnjen.
Ajo është shprehur shumë e lumtur për sjelljen në jetë të fëmijut të saj të parë. /ORAinfo/