Dedikimi emocional i këngëtarit të njohur pas vdekjes së motrës në moshë të re
Këngëtari i njohur po mundohet ta marrë veten pas vdekjes së motrës në moshën 18 vjeçare.
Ylli i grupit ‘One Direction’, Louis Tomlinson është duke kaluar një etapë të vështirë jetësore pas vdekjes se motrës së tij në moshë të re, transmeton lajmi.net.
Feilicite (motra e tij), ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare pas një sulmi kardiak, dhe kjo sigurisht se ka ndikuar emocionalisht tek vëllai i saj.
Këngëtari Louis Tomlinson përmes rrjeteve sociale e ka publikuar një letër të cilën e ka shkruar si dedikim për motrën e vdekur ku thotë se sot ai fillon një kapitull të ri në jetën e tij pas kësaj tragjedie.
Ai i ka inkurajuar edhe ndjekësit se duhet të ecin përpara pasi që vetë ai ka vendosur që ta bëjë këtë gjë dhe të përqëndrohet në albumin.
Përkrahja ishte e madhe e ndjekësve të cilët i thanë se mund ta bëjë më të mirën.
Vdekja e motrës së pop yllit britanik erdhi dy vite pas vdekjes së nënës së tyre, në vitin 2016. Ajo asokohe ishte 43 vjeçare dhe vuante nga sëmundja e leukemisë./Lajmi.net/
albshowbizzz.com