Del “Originals” album i Prince, tre vjet pas ndarjes nga jeta të artistit

  

Pas më shumë se tre vjetësh nga ndarja nga jeta e Prince, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij, pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”, marrë nga arkivi i tij.

Më  7 qershor do dalë në platformën onlinë Tidal, albumi “Original”, me 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të pa dëgjuara më parë, përveç këngës së famshme “Nothing compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor, por e publikuar edhe nga autori i këngës.

Më 21 qershor, vepra do publikohet  edhe nga Warner Bros.

Kjo sipërmarrje u mbikqyr dhe aprovua nga familja e muzikantit dhe nga menaxheri dhe producenti Troy Carter dhe nga Jay- Z.

Mes këngëve të përzgjedhura, janë  “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga  “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga  Sheila E., nxënësja e Prince.

Një tjetër nxënëse dhe ish e dashur, Apollonia, përfitoi këngën “Sex Shooter”. Lista e këngëve përfshin “Baby, You’re a Trip”, një tjetër vepër e interpretuar nga shoqet e tij të jetës dhe muzikës, Jill Jones.