Diçka po zihet mes Korab Shaqirit dhe Vesa Lumës

Janë ndër këngëtarët me të pëlqyer në vendin tone.

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë dhe shumë të dashur për publikun, Korab Shaqiri dhe Vesa Luma, siç duket janë duke punuar në një projekt të përbashkët muzikor.

“Diçka po zihet” është mbishkrimi i një fotografie të publikuar nga këngëtari, Korab Shaqiri, i cili shihet përkrah me Vesa Lumën dhe që lë të nënkuptohet që ata do të bashkëpunojnë në një projekt muzikor.

Mirëpo, ky nuk është mbishkrimi i vetëm në fotografi, këngëtari gjithashtu ka zbuluar që me Vesën ishin edhe shokë klase, përcjell rtv21.

Asnjëri nga artistët nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij takimi dhe mbetet të shihet se cila është arsyeja e vërtet përse ata janë takuar.

Të dy artistët janë aktiv në skenën muzikore. “Zemra e saj” është projekti i fundit muzikor i Korab Shaqirit që është publikuar më 14 shkurt të këtij viti, ndërsa “Spaska qene e shkrume” ai i Vesa Lumës në bashkëpunim me Denik Prizrenin që është publikuar më 16 mars të këtij viti.