Diellza Kolgeci në top formë, tregon barkun e rrumbullakosur
Diellza Kolgeci është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, shkruan lajmi.net.
Diellza tani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po angazhohet maksimalisht për shëndetin e foshnjës të cilën po e mban në bark.
Ajo as tani kur është shtatzënë nuk i ka lënë anash ushtrimet në palestër. Së fundmi Diellza Kolgeci e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Facebook në të cilën duket në top formë derisa e ka treguar barkun e rrumbullakosur.
Pranë postimit ka treguar se kanë mbetur vetëm edhe 37 javë deri në ardhjen në jetë të vajzës së saj./Lajmi.net/
albshowbizzz.com