Dikur i shkuan vetëm 30 veta në koncert, reperi shqiptar njihet sot në të gjithë botën

  

Gashi ka dhënë një mesazh të bukur për të gjithë ndjekësit e tij duke i rrëfyer një detaj nga karriera e tij artistike.

Reperi emigroi drejt Amerikës në moshë të vogël dhe filloi të bënte muzikë në gjuhën angleze. E njihnin shumë pak njerëz dhe me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se në një koncert në Chicago shkuan vetëm 30 veta.

“Kujtoj kur mbajta koncert në Chicago dhe vetëm 30 veta më shikuan. #kurrëmosudorëzoni”, shkruajti Gashi.

Ndërsa sot, Gashi ka famë ndërkombëtare dhe bashkëpunon me artistë të njohur. Projekti i tij i fundit “My Year” në duet me G-Eazy është suksesi i rradhës për reperin.