Dilan Çiçek Deniz, merr mesazhe provokuese nga futbollisti i njohur!
Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi”, të cilin e keni ndjekur në Tring, sapo ka lënë pas krahëve një histori dashurie me Birkan Sokullu. Lidhja e tyre zgjati vetëm pak muaj, edhe pse çifti dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin. Tashmë që Dilan është sërish single, sigurisht ngacmimet nuk mungojnë. Një ndër personat që e ka shprehur hapur admirimin për aktoren turke, është futbollisti kanadez Larin.
Ai i ka dërguar një mesazh aspak të këndshëm aktores në Instagram, ku shkruante: “Jam futbollist kanadez, jam mjaft i pasur dhe dëshiroj të dal me ty.” Mesazhi e ka revoltuar tejmase aktoren dhe përveç tij, edhe fakti që ajo u përfol për një lidhje me futbollistin. Për këtë arsye, Dilan ka bërë një deklaratë:”Nuk pranoj më të flisni gjëra të paqëna për jetën time personale. Nuk pranoj të mar mesazhe të ulëta nga askush dhe të bëhem e dashura e çdokujt që mund të ketë një simpati për mua. Nga ky moment, çdo njeri që përbalt imazhin tim, do të përballet me mua në gjykatë.”