Disa ditë pas dasmën, Remzia publikon pamje që nuk i kishit parë më herët
Remzia ka vendosur që t’a përjetoi edhe njëherë këtë gëzimin të dasmës.
Dasma madhështore që kishte organizuar Remzie Osmani për djalin e saj, vazhdon të komentohet akoma.
Gëzimja, nusja më e përfolur e estradës, vazhdon t’a mbajë ende vendin e parë me këtë epitet në mediat roze, shkruan “Kosovarja”.
U përfol çdo detaj i kësaj dasme: nusja, dhëndrri, të ftuarit, e deri për raportet që Gëzimja ka me familjen e burrit.
E duke parë interesimin nga njerëzit, edhe Gëzimja nuk hezitoj të ndajë me ndjekësit çdo aktivitet nga përditshmëria e saj.
Por këtë radhë, është Remzia ajo e cila ka publikuar një video të dasmës, nga momenti kur nusja e dhëndrri kanë ndarë torten gjigande.
Si duket ajo si nëna e dhëndrrit, për shkak të angazhimit në përmbushjen e zakoneve, nuk ka mundur t’a shijoj çdo moment nga dasma.
Kështu, Remzia ka vendosur që t’a përjetoi edhe njëherë këtë gëzmin të dasmës, por kësaj radhe përmes televizorit.
E këto sekuenca, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.