”Do bëj ç’të mundem për të rinjtë”, Rita Ora ka dy fjalë për të rinjtë shqiptarë
Rita ka ardhur në vendlindjen e saj për një mision të veçantë bamirësie në bashkëpunim me UNICEF.
Gjatë ditëve të qendrimit të saj këngëtarja ka marrë pjesë në aktivitete humanitare.
Ditën e djeshme ajo ka folur për herë të parë për mediat dhe është shprehur se do të bëjë ç’të mundet për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.
‘Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditësh dhe kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë në Kosovë. Jam habitur me resurset që ka rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëj çdo gjë që mundem që të ndihmoj rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam e lumtur që më është dhënë mudnësia të ndihmoj të rinjtë e vendit tim’,- ka thënë këngëtarja.
albshowbizzz.com