E akuzojnë për operacione plastike, Kiara Tito e zbuloi vetë ‘kompleksin’ që ka patur në fytyrë: ‘Në fillim më bezdiste dhe kam patur mundësinë t’a heq, por…’ [FOTO]
Kiara Tito është një prej moderatoreve më simpatike, po ashtu dhe të komentuara në showbizz.
E ndonës se e shohim Kiarën aktive në rrjetet sociale, nuk dimë shumë për të apo për jetën e saj private.
Së fundmi Kiara ka qenë e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” ku ka rrëfyer gjithçka nga projektet e saj e deri tek kujtimet e fëmijërisë.
E pyetur për një shenjë në faqe, Kiara ka treguar se në një aksident të vogël në fëmijëri ajo ka prerë faqen e saj dhe për shumë kohë shenja e ka bezdisur, por megjithse ka patur mundësi t’a heqi ajo nuk e ka bërë këtë gjë pasi me kalimin e kohës kuptoi se kjo gjë e karakterizonte.
Ndër të tjera Kiara ka treguar se ndonëse haset shpesh me akuzat se ka kryer ndërhyrje në fytyrë, kjo nuk është aspak e vërtetë, por me kalimin e viteve moda dhe mënyra e të bërit make up e ndryshojnë pamjen e një njeriu, po ashtu dhe vitet që kalojnë.
albshowbizzz.com