E dhimbshme! Vdes papritur aktorja e njohur 16-vjeçare! [FOTO]
Ylli televiziv i CBBC për fëmijë Mya-Lecia Naylor ka vdekur papritur në moshën 16 vjeçare. Aktorja e cila lindi në Warwickshire në vitin 2002, e filloi karrierën e saj në moshën 2-vjeçare në vitin 2004 në shfaqjen e BBC, Absolutely Fabulous.
Mya-Lecia, e cila u shfaq në CBBC, vdiq më 7 prill pasi u rrëzua, thanë agjentët e saj drejtues A&J.
CBBC tha se ajo ishte një “pjesë shumë e dashur e familjes së CBBC Children dhe një aktore, këngëtare dhe kërcimtare jashtëzakonisht e talentuar”. Mya ka luajtur së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.
Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm të Hollivudit, Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Cloud Atlas”
“Dashuria dhe mendimet tona janë me të gjithë familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë të vështirë”, thuhej në reagimin A & J. Drejtuesit e saj A&J thanë se ajo ishte “jashtëzakonisht e talentuar dhe një pjesë e madhe e A&J” dhe se atyre do ju mungoje shumë. Ende nuk dihet shkaku se si ajo vdiq.
albshowbizzz.com