E dimë që ratë në dashuri me dëgjim të parë! Këtu mund të dëgjoni të plotë këngën e Dhurata Dorës dhe yllit me famë ndërkombëtare! Titulli në SHQIP! [AUDIO]

 

Kanë kaluar 3 muaj që prej momentit kur Dhurata ka publikuar këngën e saj të fundit “Qikat e Mia”.

Pavarësisht se është mjaft e zënë me koncerte këngëtarja duket se nuk do ta lërë verën e ardhshme t’i shpëtojë kaq kollaj.

Ajo ka zbuluar se po punon për një këngë me reperin algjerian Soolking, i cili numëron hite të shumta në muzikën franceze.

Për të gjithë ju që nuk e njihni Soolking është një nga më të kërkuarit në tregun evropian dhe nga më të mirët në Francë me zërin e tij mjaft të veçantë.

E kënga duket se tashmë është publikuar në ‘Soundcloud’ dhe kjo duhet të jetë edhe kënga e plotë.

Kënga ka titullin ‘Zemër’ dhe Dhurata këndon në shqip, ndërsa Soolking në gjuhën frenge, megjithëse titullin e këngës e thotë në shqip.

Pritet që në ditët në vijim kënga të vijë edhe me videoklip edhe në Youtube në kanalin zyrtar të këngëtares shqiptare.

 

albshowbizzz.com