E përdhunuan tre herë, aktorja zbulon historinë e dhimbshme të abortit

  

Aktorja amerikane Ashley Judd vijon të flasë hapur për jetën e saj private duke treguar dhe momentet e dhimbshme që ka kaluar. Ajo ka zbuluar se bëri një abort para disa vitesh, pasi nuk do donte të kishte fëmijë me një përdhunues. 

“Sic e dinë të gjithë, unë jam përdhunuar tre herë. Një prej herëve, mbeta shtatzënë. Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt abortin. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, rrëfeu aktorja në konferencën “Women in the World Summit”.

50-vjecarja akuzoi para disa muajsh producentin Harvey Ëeinstein për ngacmim seksual, por gjykata federale në Los Anxhelos e hodhi poshtë.