E shihni këtë nuse, ajo sot është figurë shumë e njohur

Dasmat kanë marrë hov të madh në vendin tonë.

Ditëve të fundit në mediat kosovare kanë bërë bujë dy dasma, të cilat edhe janë komentuar mjaft.

Njëra ishte dasma e vajzës së këngëtares Shkurte Fejza, Gresës dhe tjetra martesa e djalit të këngëtares tjetër të njohur, Remzie Osmanit.

Këto dy dasma përveç që zunë hapësirë të madhe në mediat rozë, ato u komentuan edhe në mediat sociale, shkruan rtv21.

Pamjet nga dasmat e emrave publik në vendin tonë bëhen të njohura dhe komentohen edhe në rrjete sociale. E kur jemi te rrjetet sociale, një emër i njohur sot në politikën kosovare së fundmi ka publikuar një imazh të saj kur kishte qenë nuse.

Bëhet fjalë për anëtaren e kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshin, e cila njëherësh është edhe njëra prej figurave të njohura dhe të dashura për publikun.

Ajo përmes facebook-ut ka kujtuar një moment të saj, kur ka qenë nuse para 30 vjetëve, derisa ka “thumbuar” edhe nuset e sotme. “A po flitet per nuse aaaa? Phaj edhe une vajza e Shqipes, Edhe para 30 viteve po pa zhurmë mediatike”, ka shkruar Dumoshi krahas imazhit, në të cilin ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që Vlora Dumoshi ka qenë e martuar me këngëtarin, Shkumbin Kryeziu, me të cilin ka dy djemë, Rronin dhe Rrapin.