E thumboi keq para 180 mijë personave, pas reagimit të Faton Shoshit, Ermal Fejzullahu i kthehet kështu Olti Currit [FOTO]
Ish-menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi disa orë më parë ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet duke darkuar me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias.
Mirëpo ajo çka ka shkaktuar mjaft reagime ka qenë një koment i bërë nga këngëtari Ermal Fejzullahu: “Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është!”
Ndjekësit e Fatonit e kanë cilësuar si një koment racist, por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq. Ai i ka bllokuar komentet, siç mund ta shikoni edhe më poshtë.
Mirëpo, përpos ndjekësve ka reaguar edhe Olti Curri i cili ka shkruar në Instagram: “Ça po më shohin sytë. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshët: o bol …”
Në vijim, vetë këngëtari i njohur, ka komentuar sërish, por kësaj here në postimin e Olti Currit i cili e quajti atë “djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu!”
“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”- shkruan Ermali.
albshowbizzz.com