Edona shkon në pushime luksoze, do të befasoheni kush po përkujdeset për disponimin e saj

Edona Llalloshi është një ndër këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare.

Ajo nisi karrierën shumë vite më parë dhe për një kohë të gjatë ka qenë pjesë shumë aktive e skenës muzikore shqiptare, shkruan ORAinfo.

Edona tani është më pak e pranishme në skenë, mirëpo është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar disa pamje përmes së cilave tregon se ku po i kalon pushimet.

E ajo qe merr vëmendjen është se Edona në këto pushime po disponohet me këngët nga albumi i saj.

Në video mund të dëgjoni çfarë kënge po e disponon Edonën gjatë pushimeve. /ORAinfo/