Edona veshi fustani më të bukur ndonjëherë, por merr vëmendjen barku i saj i fryrë

Edona Llaloshi ishte për vite një ndër këngëtaret më të pëlqyera kosovare.

Ajo nisi karrierën shumë vite më parë dhe për një kohë të gjatë ka qenë pjesë shumë aktive e skenës muzikore shqiptare, shkruan ORAinfo.

Edona nuk mungon si me këngë të reja ashtu edhe me prezencë në mbrëmje të ndryshme e koncerte.

Krahas kësaj është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.

Së fundi ajo ka publikuar një video ku shihet se ka veshur një fustan të verdhë dhe shumë të bukur,mirëpo, gjithë vëmendjen merr barku i saj e që ngjall edhe më shumë dyshime për një shtatzëni të tretë të saj./ORAinfo/