Elisabeth feston 93 vjetorin e lindjes

 
 Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93 vjetorin e lindjes. 

  

 

 

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93 vjetorin e lindjes, duke marrë pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor, transmeton lajmi.net.

Elizabeth u pa nën shoqërinë e anëtarëve të familjes përfshirë princin William dhe atë Harry.

Ajo ka lindur më 21 prill, 1926 ne Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25 vjeçare, ku vazhdon të mbajë titullin tash e 67 vjet.

Elizabeth feston ditëlindjen zyrtare në qershor, që shënohet me paradë të ushtrisë dhe aktivitete të shumta.

Duhet kujtuar se në ceremoninë e mbajtur nuk ishte e pranishme bashkëshortja e Prince Harry dhe thuhet se mungesa e saj është arsyetuar pasi është në ditët e fundit të shtatzënisë./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com