Elita nis pushimet me Zërin, Gjiko “shkrihet” pas djalit të tij
Ata janë çifti më i ri i show-bizzit.
Gjiko dhe Elita kanë filluar pushimet bashkë me Zërin, nga ku edhe sollën disa pamje.
Gjiko dhe Elita po pushojnë së bashku si një familje e kompletuar, këtë herë bashkë me vogëlushin e tyre, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shfaqen të lumtur pranë djalit.
“Familja ime”, ka qenë mbishkrimi që moderatorja ia ka lënë njërës nga fotografitë, ku po e mbante Zërin në krahë.
Në këto pushime, dyshja po shoqërohen nga prindërit e Elitës.