Emma Corrin, princesha Diana në sezonin e ri të ‘The Crown’
Aktorja e re Emma Corrin është përzgjedhur për të luajtur princeshën Diana në sezonin e katërt të serialit ‘Crown’ (në shqip: Kurora).
Netflix konfirmoi vendimin në një konferencë për shtyp dukë shtuar se xhirimet do të fillojnë më vonë gjatë këtij viti.
Aktorja Emma Corrin u shpreh se ishte shumë e lumtur që do të bëhej pjesë e serialit i cili bën fjalë për monarkinë britanike.
Ajo tha se: ‘Princesha Diana ishte nje ikonë dhe se ndikimi i saj në botë është i thellë dhe frymëzues’.
Dramaturgu i ‘Crown’, Peter Morgan e përshkroi Emmën si një talent brilant, e cila bëri për vete menjëherë drejtuesit e serialit.
Aktorja pritet të bëjë rolin e saj debutues në filmin ‘Misbehavior’ (në shqip: ‘Sjellja e keqe’), një dramë historike e cila ndjek një grup grash, pjesë e lëvizjes së lirimit te grave që përpiqen të ndërpresin eventin e Miss World 1970 që u zhvillua në Londër.