Enca Haxhia vjen joshëse edhe me veshje sportive

 
 Enca Haxhia ka provokuar edhe me veshje sportive. 

  

 

 

Këngëtarja Enca Haxhia njihet për provokimet e saj me veshje të ngushta e transparente, mirëpo ajo së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe me ato sportive, shkruan lajmi.net.

Fotografia më e re të cilën Enca e ka ndarë me ndjekësit lë të kuptohet se këngëtarja shqiptare e ka realizuar një fotosesion të ri.

“Mos shikoni kurrë prapa”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Në imazhin e postuar ajo duket joshëse pasi e ka zbërthyer bluzën dhe ka treguar gjoksin që shumë rrallë e lë larg syrit të kamerës.

Sa i përket angazhimit të saj në muzikë, Enca dje e ka paralajmëruar këngën e re aty ku po ashtu duket seksi.

Megjithatë po e shijon suksesin e projekte të fundit, sidomos asaj “Balad” që nuk ka shumë që e ka publikuar./Lajmi.net/

  

 

 
 loading… 

 

  

albshowbizzz.com