Është 5 muajshe shtatzënë, por ku është barku i modeles?

  

Një modele shtatzënë është përballur me kritika pasi edhe pse është 5 muajshe shtatzënë barku i saj nuk duket.

Belle Lucia ndau lajmin e bukur me 1.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram në 2 prill.

Por tani, në javën e 17-të të shtatzënisë, barku i modeles është ‘i padukshëm’.

“Vetëm se barku im është i vogël kjo nuk do të thotë shtatzënia ime është e pashëndetshme ose se po promovoj shtatzëninë e dobët,”-iu drejtua 24-vjeçarja fansave. “Ky është trupi im dhe nuk është problemi im se nuk duket njësoj si barku i femrave të tjera.”

Kishte shumë fansa që vunë në dyshim nëse modelja ishte shtatzënë apo jo.

“Ju nuk dukeni sikur jeni shtatzënë,”-tha një nga fansat.

“Do jesh më e dobët se unë kur të jesh 9 muajshe,”-tha një tjerët.

Por Belle iu përgjigj: “Nuk më është rritur barku akoma, ai rritet me ritme të ndryshme tek gratë. Vetëm se barku im nuk është i madh kjo nuk do të thotë se nuk jam shtatzënë. Pse do gënjeja për këtë?”