Eva Mendes nuk dëshironte fëmijë, ja çfarë e bëri të ndryshonte mendje

  

Eva Mendes ka folur hapur për martesën e saj me Ryan Gosling dhe sesi të qenurit nënë i ndryshoi jetën.

Aktorja e famshme në një intervistë për Women’s Health zbuloi se nuk dëshironte të bënte fëmijë derisa ra në dashuri me Gosling.

“Ishte gjëja e fundit që më shkonte në mendje,”-tha 45-vjeçarja. “Kur u dashurova me të, atëherë kishte kuptim për mua që të kisha jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të.”

Çifti u njohën në fillim të vitit 2011 dhe kanë së bashku dy vajza, Esmeraldën dhe Amadën.