Evi Reçi pranon një urim të veçantë në ditëlindjen e 29-të
Evi Reçi sot e ka festuar ditëlindjen e 29-të.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi sot e ka pasur një ditë të rëndësishme, shkruan lajmi.net.
Ajo e ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të dhe urimet e shumta nuk kanë munguar nga familjarë, miq e kolegë.
Mirëpo më i veçanti ishte ai i nënës së saj e cila zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar.
“Evi, më solle dritën tënde 29 vite më parë, por më ndriçove jetën gjatë gjithë këtyre viteve. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Me shumë dashuri dhe krenari të uroj që të vazhdosh të jesh një vajzë me zemrën e madhe, me mendjen e ndritur dhe me etikën që përfaqëson. Gëzuar shpirt”, ishte urimi të cilin Evi më pas e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Për sa u përket projekteve muzikore, Evi nuk është shumë aktive në publikimin e këngëve të reja por nuk mungojnë kohë pas kohe nga ajo.
I fundit ishte lansuar para një muaji dhe ka qenë bashkëpunim mes saj dhe Shante. Kënga u mirëprit nga publiku./Lajmi.net/
albshowbizzz.com