Fëmijët e Nicole Kidman nuk kanë telefon dhe Instagram, zbuloni arsyen
Nicole Kidman është një nënë ‘old fashion’. Aktorja e famshme në një intervistë për Vanity Fair zbuloi se politikat e saj prindërore mund ta bëjnë atë “jopopullore” me vajzat Sunday Rose, 10 vjeç, dhe Faith Margaret, 8 vjeç.
“Nuk i lejoj të mbajnë telefon apo të kenë Instagram. Po mundohem ti vendos disa kufij,”-tha aktorja në intervistë.
Gjithashtu shtoi se po i rrit si fetare dy vajzat që ka me Keith Urban.
“Shumë miq më bezdisin për këto fakt, por gjithë familja ime shkon në kishë. Kështu po i rris fëmijët e mi. Keith ka besim tjetër fetar, por vjen në kishë gjithashtu,”-shtoi ajp.
Ndërsa përsa i përket fëmijëve të adoptuar me ish bashkëshortin Tom Cruise, Kideman tha se Bella jeton vetëm jashtë Londrës.