Fero publikon këngën e re “Fol edhe 1 her”

 
 Fero e ka publikuar këngën e tij më të re. 

  

 

 

Reperi Fero sapo e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, të cilin ka disa ditë që po e paralajmëron në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Fol edhe 1 her” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip e në momentet e para të publikimit ka gjetur pëlqyeshmërinë e publikut.

Fero në këtë videoklip vjen me një stil krejt ndryshe të flokëve të cilat i ka ngjyrosur me të verdhë.

Reperi i njohur që nga fillimet e para të karrierës ka pasur sukses me këngët që i ka lansuar dhe tani nuk e ka ndërmend të ndalet./Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com