Fero sapo publikoi këngën më të re! Mos e besoni po deshët, por inspirim qenka ky gazetar i njohur shqiptar [VIDEO]

 

Fero është kthyer shpejt në një prej fenomeneve më të përfolur në showbizz-in shqiptar, por dhe në industrinë e muzikës.

Së fundmi reperi ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor “Fol edhe 1 her”, por sado e çuditshme mund t’ju duket, inspirim për këtë këngë është gazetari i njohur shqiptar Ervin Kurti në emisionin “Top show”.

“Pse nuk i do femrat që kanë Instagram për t’i pasur të dashura ose partnere?”- e pyeti asokohe Ervini.

Ndërsa Fero, me qetësinë më të madhe, pasi nuk arriti që ta kuptojë mirë pyetjen, ia ktheu: “Fol edhe njëherë vëllaçko!”

Pikërisht kjo thënie është kthyer në refrenin e këngës së tij më të fundit.

“Jom inspiru prej Ervin Kurtit me bo këtë muzikë!”- shkruan reperi krah videos së postuar së fundmi në Instagram.

 

 

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

Coming Soon

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

 

 

albshowbizzz.com