Festë e madhe për ditëlindjen e Andrrës, zonja mori vëmendjen me pamjen e saj

Andrra Destani, u bë emër i njohur në mediat që kur ajo bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin e njohur, Sinan Hoxha.

Lidhja e tyre e dashurisë u bë edhe më serioze pasi ata e kurorëzuan atë me martesë. Një vit më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Ansi, shkruan ORAinfo.

Ai sot është rritur dhe di të kujdeset shumë mirë për vetën. Nëna e tij, Andrra kujdeset për çdo detaj rreth fëmijës së saj të vetëm.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Mbrëmë ajo kishte ditëlindjen, e Sinani i organizoi një festë të madhe, ku Andrra u duk tejet bukur./ORAinfo/