Fotoja e tij NUDO bëri xhiron e rrjetit, Alban Ramosaj zbulon për herë të parë arsyen: ‘Shumë njerëz janë si marioneta, unë…’ [FOTO]

 

Muaj më parë një foto nudo e këngëtarit të njohur Alban Ramosajt bëri xhiron në Internet.

Këngëtari teksa ndodhej me pushime ai publikoi foto tërësisht nudo ku shkruante:

‘ Një Mikelanxhelo i ri. Skulpturë’.

Fotoja mori shumë komente po asnjë nuk kishte arritur të kuptonte çfarë e shtyu Albanin drejt këtij vendimi.
I ftuar së fundmi në emisionin ‘N’drrimi i natës’ në Klan Kosova Ramosaj ka folur për anën profesionale, marrëdhëniet me kolegët, por edhe për jetën private.

Gjithashtu këngëtari ndër të tjera ka shpjeguar dhe çfarë e shtyu të pozonte nudo.

Këngëtari tha se ai është një njeri pa komplekse dhe gjithë shoqërinë e tij e ka shumë mendjehapur.

Më tej ai ka rrëfyer se në momentin që është shkrepur fotoja ka qenë i rrethuar nga disa njerëz dhe është ndjerë shumë i lirë.

“E kam vërejtur që shumë prej fytyrave publike edhe njerëz të thjeshtë që përdorin ‘Instagram-in’ janë të shtyrë për të qenë si tip marionetash, kanë një strukturë shoqërore që nuk dalin jashtë saj. Kam dashur t’ju them njerëzve bëni çfarë të doni, jini vetvetja”, – është shprehur Albani.

 

 

albshowbizzz.com