Gjira bëhet nënë, del fotoja e parë e bebës
Këngëtarja e njohur kosovare dhe shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi sot u bë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Maël.
Këtë lajm të gëzueshëm artistja e ka bërë të ditur përmes Instagramit, ku ka shkruar një dedikim të veçantë për foshnjen e posalindur:
“Ky është momenti që ka ndryshuar jetët tona. Mirë se na erdhe Maël Ibrahimaj”, ka shkruar artistja krahas fotografisë së bukur në Instagram me partnerin dhe foshnjen.
Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miqtë dhe fansat e saj me rastin e lindjes së djalit.