Grimon Encën, Tayna-n, Era Istrefin dhe yjet shqiptarë, tani make-up artisti nga Prizreni i ftuar në emisionin e Ellen Degeneres [FOTO]
Suksesi i grimierit të njohur nga Prizreni, Arbër Bytyqi po i kalon kufijtë e vendit e diasporës. Bytyqi, njëkohësisht make up artisti i preferuar e i përzgjedhur nga shumë vajza të njohura VIP, ka rrëfyer së puna e tij dhe transformimi që i bën vajzave i ka rënë në sy mediave të huaja.
Bytyqi ka treguar s enjë mëngjes, pa e pritur dhe krejt surprizë ai është kontaktuar nga stafi i produksionit i emisionit të Ellen Degeneres “The Ellen Show” për të qenë pjesë dhe siç tregoi ai shumë shpejt do të përgatisë një reportazh enkas për emisionin e famshëm.
Grimieri ka treguar se ai mund të ishte edhe vet prezent në emision por përshkak të mungesës së vizës ai nuk mundet të udhëtojë drejt ShBA në datat e kërkuara nga produksioni. Arbër Bytyqi, që numëron afërsisht 286 mijë ndjekës në Instagram, rrëfeu gjithashtu se mungesa e vizës ka qenë gjithashtu arsyeja se përse ai nuk ka mundur të shkojë për të grimuar Era Istrefin në performancën e saj në Kampinatin Botëror Rusi 2018.
Arbër Bytyqi ka grimuar në ditën e saj më të rëndësishme prezantuesen Marina Vjollca në ditën e martesës dhe është i përzgjedhuri i shumë vajzave të njohura si Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Samanta Karavella, Kida, etj.
Burimi: bordo.al
albshowbizzz.com