Halle Berry theu tre brinjë gjatë provave për “John Wick 3”
Halle Berry tha se ishte lënduar në provat për filmin “John Wick 3”.
Në një intervistë për “Extra”, ylli i Hollywood-it, zbuloi se ishte lënduar në prova dhe theu tre brinjë, shkrua Fox News, transmeton lajmi.net.
Berry shpjegoi se ajo nuk e di se si ndodh, por ‘disi’ u lëndua dhe mendoi se duhej të zëvendësohej nga ndonjë aktore tjetër.
“Kur më ndodhi kjo, unë mendova “Mirë, jam jashtë filmit, ata do të më zëvendësojnë, sepse e dini që xhirimet duhet të vazhdojnë”, tha Berry.
Ajo shtoi se pasi u shërua është rikthyer në xhirime dhe ndihej më mirë. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com