Halle Berry thyen brinjët gjatë xhirimeve
Halle Berry ka thyer tre brinjë gjatë xhirimeve të filmit ‘John Wick: Chapter 3 – Parabellum’.
Aktorja bëri aq shumë prova përpara se të xhironte skenat aktuale, saqë pësoi lëndime të rënda.
Aktorja e Oskar luan përkrah Keanu Reeves, në rolin e Sofias.
Duke folur për vështirësitë e xhirimeve, ajo tha për Extra: “Theva tre brinjë kur po përgatitesha për John Wick.”
Megjithëse kishte nevojë për kujdes mjekësor, Halle duket krenare për plagët që mori pasi i përshkroi si ‘simbol nderi’.
“Nuk e dimë sesi ndodhi. Punova disa kohë me brinjët e thyera derisa nuk munda më,”-tha 52-vjeçarja. “Ishin orë e orë të tera trajnimi për realizimin e skenave. Bënim stërvitje me armë, trajnimin e qenve.”
Kjo është hera e parë që Halle del në serinë e John Wick.