Harrojeni burrin e Gresës, njihuni më dhëndrin tjetër të Shkurtës

Gresa dhe Shkurta, janë shumë të dashura për publikun tonë.

Tregut të ri muzikor sapo i është shtuar edhe një këngëtare e re, është kjo tani më e njohura Besiana Behluli.

Se muzika po del të jetë trashëguese po e dëshmojnë me rend vajzat e Shkurte Fejzës, shkruan kosovarja. Në fillim Gresa, tash edhe Besiana, se a do të bëhet edhe Agnesa mbetet të shihet.

Besiana ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e saj të re “Loca” që u mirëprit me entuziazëm nga publiku.

Besiana është në lidhje dashurie me Granit Sahitin ,gjë të cilën edhe e ka publike. Edhe pse rrallë ndan imazhe me të dashurin e saj, ai ishte prezent në dasmën e Gresës.

Se a shkojnë si çift vlerësojeni ju vetë.

Por, a do të kemi një dasmë madhështore sikur të Gresës, na duhet të presim derisa çifti të marrë vendim për të kurorizuar dashurinë e tyre me martesë.