Harrojeni garderobën e Kylie Jenner! Do ‘çmendeni’ kur të shihni koleksionet e këpucëve luksoze të Mozzik dhe Loredanës [FOTO]

 

Mozzik dhe Loredana janë partnerë dhe kolegë në të njëjtën kohë. Të dy janë shumë aktivë në ‘Instagram’ ku publikojnë shpesh herë foto si çift.

Ajo çfarë tërheq gjithmonë vëmendje tek dy këngëtarët, janë veshjet e shtrenjta dhe mënyra si kombinohen me njëri-tjetrin. Së fundmi, reperi ka ‘futur’ ndjekësit e tij brenda garderobës, duke treguar koleksionin e shtrenjtë të këpucëve. Ai publikoi disa foto në ‘Instastory’ ku tregonte altetet e tij ‘AdidasxYeezy’, ‘Nike’, ‘Balenciaga’ etj, apo ato të Loredanës ‘Alexander McQueen’, ‘Adidas’, ‘Vans’, etj.

Kjo nuk është hera e parë që Mozzik ekspozon jetën e tij luksoze, pasi profili i tij në rrjete sociale është i mbushur me foto të tilla dhe tashmë e dimë që çifti preferon gjithmonë veshjet e firmave më të njohura. Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana u bënë prindër të një vajze pak kohë më parë dhe mesa duket, edhe vogëlushja e tyre ka një ‘dashuri’ për veshjet e firmave.

Screenshot_20190413-092943_Instagram.jpg

Screenshot_20190413-092941_Instagram.jpg

 

Screenshot_20190413-092927_Instagram.jpg

 

 

 

albshowbizzz.com