Harrojeni të gjitha, ja si dukej vajza e Remzie Osmanit në dasmën e vëllait
Këngëtarja Remzie Osmani ka martuar djalin e saj, ku kjo dasmë ka marrë vëmendje.
Njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore, Remzie Osmani kohëve të fundit ishte në fokus të mediave rozë. Remzia të dielën e ka martuar djalin dhe për këtë kanë organizuar një dasmë madhështore që u mbajt në një nga restaurantet më të njohura të Prizrenit, në Luxory.
E gjithë vëmendja ishte te çifti, se si u dukën ata. Por, vëmendje të madhe ka marrë edhe vajza e Remzies, Riola. Ajo ka publikuar disa imazhe të bukura, një nga to me të ëmën, ku të dyja shfaqen shumë elegante, shkruan rtv21.
Familja Osmani është përkujdesur për çdo detaj, në mënyrë që kjo dasmë të mbahet mend për shumë kohë.
Pak para dasmës, Remzie Osmani kishte treguar se do t’i këndojë në dasmë djalit të saj. Këtë kërkesë ia kishte plotësuar këngëtarja. Ajo kishte interpretuar këngën “Telat e Zemrës”, bashkëpunimi me Eva Rusin dhe disa këngë të tjera.