Hazal Kaya shuan një herë e mirë zërat për një shtatzëni të mundshme!
Aktorja e njohur u martuar në 7 shkurt, me partnerin e saj Ali Atay. Menjëherë pas rikthimit të tyre nga muaji i mjaltit, filluan aludimet se Hazal ishte shtatzënë. Këto lajme kanë mbushur mediat për javë të tëra dhe u bënë akoma më bindëse pasi Hazal u pa në shoqërinë e një gjinekologu.
Megjithatë, fotot e fundit nga paparacët, tregojnë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Aktorja është fotografuar me rroba sportive, të cilat e nxirrnin mjaft mirë në pah trupin e saj. Duke parë fotot, duket qartë se Hazal nuk është shtatzënë, gjë të cilën ajo është munduar disa herë t’ua thotë mediave dhe fansave të saj.