“Hyra me dhunë”, moderatori shqiptar zbulon si e refuzuan dy herë në audicione

  

Mbrëmjen e sotme, moderatori Isli Islami ishte i ftuari special në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Ai foli për fillimet e karrierës së tij dhe mënyrën se si u bë pjesë e skuadrës së Top Albania, pavarësisht se e refuzuan dy herë.

Isli Islami:
Në Top Albania hyra me dhunë sepse konkurrova në fillim dhe nuk më morën. Ka qenë një konkurs për Selectin dhe do merreshin dy personazhe të rinj. Supozoheshin të ishin 1 vajzë 1 djalë. Ishim finalistë, 9 vajza, unë djalë dhe fituan dy vajza. Më pas, marr vesh që ishte vend i lirë në Top Albania për prezantues. Këtë herë thashë e treta e vërteta nëse nuk fitoj, do bëhem gomist. Më pëlqyen zërin dhe pastaj më bënë një trajnim të vogël aty.