I bëri ‘Diss’ me këngën e re, tashmë reperja i kërkon publikisht falje Taynës!
Sherri mes repereve është kthyer në një diskutim të përditshëm, por duket se tashmë disa prej tyre kanë vendosur ti sheshojnë problemet me njëra tjetrën.Melinda Ademi është një repere e re e cila tërhoqi vëmendjen me diss-et e saj ndaj Taynas dhe vajzave të tjera. Pak kohë më parë ajo ka publikuar “Çifteteli”, për të cilin ka pranuar se është një diss ndaj Taynas, por mesa duket tashmë është bërë pishman.Ditën e djeshme ajo ka publikuar një shkrim në Insta Story në të cilin thotë:
“I kërkoj falje artistet Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe most ë nxisim urrejtje tek gjeneratat e reja”.Mesa duket Melinda është e para repere që po kërkon paqen, por për këtë nuk ka ende një reagim nga Tayna.