I mbijetoi dy operacioneve në zemër, djali i moderatorit feston ditëlindjen

  

Djali i komedianit amerikan Jimmy Kimmel ia ka dalë që ti mbijetojë dy ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër dhe të festojë ditëlindjen.

51-vjecari publikoi një fotografi familjare ku tregonte djalin më të shëndetshëm se kurrë. Në imazhin e bukur, vogëlushi Billy dukej shumë i lumtur teksa pozonte para kamerës.

“Gëzuar ditëlindjen e dytë për djalin tonë të vogël Billy. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj infermiereve dhe mjekëve që shpëtuan jetën tënde, u lutën dhe ishin pozitivë për mendimet tona”, shkruajti Jimmy duke i uruar Pashkët të gjithë ndjekësve të tij në Instagram.

  
  
  

  
  

 Happy 2nd birthday to our little #Easter buddy Billy. We are grateful always to the nurses and doctors at @CedarsSinai & @ChildrensLA who saved his life and all of you who prayed & sent positive thoughts our way. #HappyEaster 

A post shared by   Jimmy Kimmel  (@jimmykimmel) on