I thonë ‘Shko bëj hundën!’, ish-banorja e “Big Brother” nuk duron dot më! Shihni si i kthehet komentuesit [FOTO]
Ishte një nga banoret më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 7’, por jeta e Jona Kalemaj ka ndryshuar totalisht që pas daljes nga shtëpia më e madhe në Shqipëri. Tani ajo është një bashkëshorte dhe një mama e përkushtuar, por vazhdon të jetë shumë aktive dhe në rrjete sociale, sidomos në ‘Instagram’, ku publikon shpeshherë foto me familjen e saj, si dhe foto personale për 98.5 mijë ndjekësit e saj, të cilët jo gjithmonë lënë komente pozitive. Një rast të tillë, e ka zbuluar dhe vetë Jona nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’, ku është përpjekur t’i ‘mbyllë gojën’ të gjithë kritikuesve.
“Dëgjo këtu ti, mashkull apo femër, apo çfarëdo qofsh, se ngele duke më shkruajtur me llojë-llojë adresash fallco duke më thënë: ‘shko bëj hundën’. Ta rris pak thua? Se më të vogël I bie ta zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga ‘Instagram-i’ im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot”, ka shkruar ajo. Pavarësisht se mama e 2 vajzave, Jona ka treguar se vazhdon të jetë në formë perfekte.
albshowbizzz.com