Ish-Miss Kosova bëhet nënë për herë të parë, zbuloni emrin e vajzës
Diellza Kolgeci është një prej femrave më të bukura shqiptare, e cila është bërë sot nënë për herë të parë. Ish-Miss Kosova solli në jetë një vajzë pas mesnatës në një prej spitaleve private të kryeqytetit, njoftojnë mediat kosovare.
Ajo dhe basketbollisti Rugova thuhet se janë bërë prindër për herë të parë me një vajzë.
Diellza ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vënë emrin Helena, shkruan Gazeta Express.
Shtatzënia e Diellzës u konfirmua në muajt e fundit. Ndërkohë, Diellza Kolgeci u bë emër i njohur që në vitin 1996 kur u zgjodh Miss Kosova.