“Isha e uritur…” Beyonce zbulon dietën strikte që mbajti pasi lindi binjakët

  

Beyonce performoi në vitin 2018-të në festivalin e Coachella, i cili rezultoi një sukses i madh për karrierën e saj, por përgatitja shte tepër e vështirë. Ajo kishte vetëm 10 muaj që kishte sjellë në jetë binjakët Rumi dhe Sir, prandaj duhet të bënte cdo gjë që të kthente linjat trupore.

Këngëtarja e famshme ka zbuluar vështirësitë në dokumentarin “Homecoming” dhe dietën strikte që ndoqi për tu dukur e përsosur në skenë.

“Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate e pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk është si dikur që mund të bëja prova deri në 15-të orë në ditë. Vetëm që të kuptoj si të balancoj të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, kishte shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”, rrëfeu këngëtarja.

Dokumentari  për fituesen 23 herë të Grammy u realizua nga Netflix.

Këngëtarja gjithashtu lëshoi një album shoqërues, “Homecoming: The Live Album”, me 40 këngë të plota nga shfaqja.