“Ishim duke vdekur”, reperi që bën klipe me armë tregon fobinë e tij
Reperi i njohur shqiptar, S4MM njihet për klipet e tij muzikore të mbushura me armë, ku nuk mungojnë tekstet dedikuar qytetit të drogës. Pavarësisht kësaj, ai ka një fobi të madhe ndaj ashensorëve.
Në intervistën për “Why Not” në RTV Ora, ai rrëfeu cfarë ndodhi kur duhet të bënin një set fotografik në një banesë dhe e pa “vdekjen” me sy.
S4MM: Kemi shkuar të bëjmë fotosesion, ishte banesë. Kur kemi hipur në ashensor për 4 veta, ne hipëm 7 veta me dy të mëdhenj. U këput ashensori dhe kemi qenë duke vdekur. Kemi rënë nga kati i katërt në katin e dytë për 1 sekond. E kam pak fobi tani, nuk hipi shumë.