Jam ilaçi yt! Jennifer Lopez shfaqet si “perëndeshë” në këngën e re

Jennifer Lopez ka bashkëpunuar me French Montanën për projektin e ri muzikor, të titulluar “Medicine”. Ylli i popit është frymëzuar nga karuzeli për klipin, ku mbizotëron ngjyra e bardhë.
Pjesa më e madhe e veshjeve të artistes është me xixa dhe duket si një perëndeshë. “I can be your Medicine” , thotë artistja në një pjesë të refrenit që përkthehet “Mund të jem ilaçi yt”.
Kënga është ritmike, e ndërthurur me pak rap. Kjo nuk është hera e parë që JLO bashkëpunon me French Montana. Në 2014, ata sollën hitet 2014 “Same Girl” dhe “I Luh Ya Papi.”
Ndërkohë, “Medicine” pritet që të jetë suksesi i rradhës dhe të ngjisë dyshen në toplistat muzikore.