“Johnny Depp ishte përbindësh”, zbulohet detaje të reja nga dhuna që ushtroi ndaj Heard
Aktorja AmberHeard i ka kërkuar gjykatës të hedhë poshtë padinë prej 50 milionë dollarësh të ngritur nga ish-bashkëshorti, Johnny Depp kundër saj pas akuzave për dhunë në familje.
Aktorja është shprehur se ka siguruar dëshmi të reja që mbështesin pretendimet e saj për abuzim nga ylli i Pirateve të Karaibeve.
Në kërkesën e paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virxhinias, Heard përshkruan me dhjetëra raste të dhunës që Depp ushtroi ndaj saj para dhe pas martesës.
Në dokumente shkruhet se ai e ka goditur, shtyrë, tërhequr për flokësh dhe ka tentuar ti marrë frymën.
Depp ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Pretendimet e aktores për dhunë në familje janë shfaqur pas divorcit të tyre.
Për të mbrojtur pretendimet e saj Amber ka publikuar foto me plagë në fytyrë dhe në krahët e saj. Si edhe imazhe të dhunës që Depp ushtroi ndaj saj në shtëpi e mesazhe ku përshkruhen incidentet e saj kohë.
“Johnny Depp abuzoi fizikisht dhe verbalisht ndaj Amber Heard,”-tha avokati i saj Eric George në një deklaratë. “Që nga divorci i tyre, Depp vazhdoi ta ngacmojë publikisht Heard dhe u përpoq të mohonte abuzimin e tij.”
Ndërsa Depp ngriti një padi 50 milionë dollarëshe ndaj Heard duke thënë se ajo bëri gjithçka për reklamë të vetes dhe për të ngjitur shkallët e karrierës së saj.