Johnny Depp në lidhje me balerinën 32 vite më të vogël
Johnny Depp raportohet se është në një lidhje me një balerinë.
Aktori u fotografua përkrah ruses 23-vjeçare, Polina Glen dhe menjëherë mediat kanë aluduar se çifti është në një lidhje.
Balerina raportohet se është kthyer në Rusi dhe po fshihet në apartamentin e babait të saj pas publikimit të lajmit.
Miqtë e Glen janë shprehur se aktori dhe 23-vjeçarja janë në një lidhje prej 1 viti. Sipas tyre ata u takuan në një parti në Los Angeles.
Por balerina nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen pasi u pa në Shën Petersburg të shtunën.
Ndërsa babai i saj, i cili është 4 vite më i vogël se Depp, nuk pranoi të komentonte romancën e vajzës duke thënë: “Nuk jap asnjë intervistë pa lejen e Polinës. Është jeta e saj personale. Kështu që nuk kam asgjë për t’iu thënë.”
Polina dhe Johnny u fotografuan së bashku duke puthur në fillim të vitit 2019 në një hotel në Beograd, ku 55-vjeçari po bënte xhirimet e filmit të ri Minamata.
Ka raportime se çifti jeton së bashku dhe po planifikon të martohet.