Ju kujtohet moda e vetullave të holla? Moderatorja shqiptare zbulon si dukej para 16 vitesh! [FOTO]
Sot në modë janë vetullat e trasha, por trendi i viteve 2000 ishin vetullat e holla. Me siguri të gjitha femrat e mbajnë mend atë kohë kur vetullat hiqeshin aq hollë saqë dukeshin si të vizatuara me laps mbi sy, por tani moda ka ndryshuar shumë dhe sigurisht ka ndikuar në mënyrën se si dukeshin VIP-at shqiptarë.
Këtë gjë e treguar edhe Jonida Vokshi me një foto që ka publikuar ditën e sotme në ‘Instastory’. Moderatorja dhe aktorja shqiptare duket me një shall në kokë dhe me vetulla shumë të holla. “Në 2003 kur moda ishte me vetulla të holla, kush e mban mend? Këtu gjatë një seti fotografik për modele kapeleshe shallërash në kokë”, shkruan Jonida mbi foto. Edhe pse 16 vite më parë, Jonida ka treguar se vitet nuk kanë pasur asnjë ndikim te ajo, pasi edhe tani duket njësoj si atëherë.
albshowbizzz.com