Justin Bieber sapo i bëri këtë dedikim Hailey dhe është gjithçka do të donim dhe ne nga i dashuri [FOTO]

 

Ylli i popit Justin Bieber ka shkruar një poezi për bashkëshorten e tij Hailey, të cilën e ka publikuar në Instagram.

Pas atij momenti, vërshuan komentet e fansave duke i thënë se është poet i lindur. Nuk munguan komplimentet se vendosi të shprehë hapur dashurinë për Hailey, duke harruar përfundimisht Selena Gomez.

Ndërsa vajzat thonin se do donin të kishin një partner si Justin që nuk heziton të tregojë ndjenjat për të dashurën e jetës.

“Dashurohem me ty për çdo ditë e më shumë. Ti ecën me mua çdo ditë dhe më ke dhënë shumë forcë e mbështetje dhe kurajo, e edhe gëzim. Jeta ime është një film ku ne të dy jemi yje. Ndërsa flas për yje, po filloj të shoh disa që ndricoj në qiell, më kujtojnë lirinë, sa e madhe dhe e pafund është bota jonë”, është një pjesë e shkrimit të Bieber.

 

albshowbizzz.com